Deputeti spanjoll kërkon të merret miratim nga OKB-ja për dërgimin e trupave në Gaza

Në Spanjë, ku reagimet ndaj gjenocidit të Izraelit në Gaza janë intensifikuar, një anëtar i parlamentit i ka bërë thirrje qeverisë të kërkojë miratimin e OKB-së për të vendosur trupa në Gaza me një koalicion shumëkombësh, transmeton Anadolu.

Propozimin në fjalë e paraqiti Alberto Ibanez, deputet i parlamentit nga partia Compromis, e cila është e lidhur me aleancën Sumar, partnerin e vogël në qeverinë e koalicionit të krahut të majtë të pakicës.

Duke folur me gazetarët në Parlament, deputeti Ibanez tha: “Në shumë pjesë të botës, ushtritë shumëkombëshe janë vendosur për të mbrojtur fëmijët dhe njerëzit e pafajshëm. Unë besoj se Spanja duhet të kërkojë gjithashtu autorizimin e OKB-së dhe ta bëjë këtë brenda kuadrit ligjor. Unë gjithashtu besoj se një koalicion i shteteve të ndryshme mund të shkojë në Gaza dhe të mbrojë një popullsi që po masakrohet”.

Nërsa në lidhje me sulmet ndaj anijeve në Flotiljen Globale “Sumud” që aktualisht ndodhet në Tunizi, Ibanez deklaroi: “Qeveria dhe ushtria spanjolle duhet të ofrojnë garanci dhe siguri për ata që rrezikojnë jetën e tyre për të hapur një korridor humanitar në Gaza”.

Në anën tjetër në lajmet në shtypin spanjoll, ideja e propozuar nga Ibanez për “dërgimin i një ushtrie shumëkombëshe në Gaza me lejen e OKB-së”, thuhet se deri më tani është diskutuar vetëm brenda partisë së tij, Compromis, dhe se çështja nuk është ngritur brenda aleancës Sumar.

Një krizë diplomatike në rritje ka qenë duke u zhvilluar midis dy vendeve për shkak të vendosjes së sanksioneve me nëntë nene nga qeveria spanjolle kundër Izraelit për gjenocidin në Gaza, ndalimeve të ndërsjella të hyrjes të vendosura nga Spanja dhe Izraeli për dy ministra dhe thirrjes në Madrid për konsultime të ambasadorit të Spanjës në Tel Aviv.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button