Deputeti i Belgjikës, Marc Botenga: BE-ja, partner i Izraelit në masakër

Deputeti belg Marc Botenga ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian për përkrahjen e gjenocidit mbi popullin e Gazës. Ai tha se bota po hesht ndaj këtij gjenocidi, ndërsa ishte shumë e zhurmshme për Ukrainën. Botenga akuzoi gjithashtu Bashkimin Evropian se është partner i izraelit në masakrën ndaj palestinezëve.

“Kur po ndodhte në Ukrainë thonit gjenocid, këtu (në Gaza) heshtni. E dini çfarë? Ka një ndryshim mes jush dhe meje, jo pikëpamjet politike, por humanizmi. Edhe politikanët izraelitë thonë se duan të pastrojnë etnikisht të gjithë Gazën dhe ju i përkrahni dhe duartrokitni këta njerëz. Shpresoj se mund të shikoheni në pasqyrë dhe të mos keni turp. Sot BE-ja është partneri i Izraelit në masakër, mos jeni partner në këtë masakër”, tha Botenga.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button