Deputeti Bekim Sali zhvillon debat me nxënës të shkollave të mesme në Kuvend

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali ka marrë pjesë në një simulim të procedurave parlamentare dhe debateve me nxënës të shkollave të mesme.
“Sinqerisht, më bëri përshtypje niveli i ndërgjegjësimit publik, aftësia e tyre për t’u përfshirë në debate domethënëse dhe më e rëndësishmja, gatishmëria e tyre për të dëgjuar njëri-tjetrin. Janë momente si këto që më japin shpresë për brezin tonë të ardhshëm. Vazhdoni punën e shkëlqyer, udhëheqës të rinj!”, ka shkruar Sali në Facebook.



