Deputetët e RMV dhe Ukrainës diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Deputetja e Alternativës dhe grupit parlamentar të koalicionit VLEN, Imerlie Saliu, ka njoftuar se në Kuvendin e Maqedonisë, kanë zhvilluar takim online me kolegë nga Ukraina.
Sipas saj, në fokus të takimit ka qenë përforcimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit.
“Sot bashkë me kolegët e Grupit Parlamentar të Kuvendit të RMV për bashkëpunim me Kuvendin e Ukrainës zhvilluam takim online me kolegët nga Ukraina, gjatë të cilit biseduam dhe shkëmbyem qëndrimet dhe përkushtimin tonë për forcimin e mëtejshëm të mbështetjes dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, ka shkruar deputetja Saliu.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button