Departamenti i Shtetit: SHBA-ja do të tërhiqet si ndërmjetëse në luftën Rusi-Ukrainë nëse nuk ka përparim

Departamenti i Shtetit ka bërë të ditur se SHBA-ja do të tërhiqet si ndërmjetëse midis Rusisë dhe Ukrainës nëse nuk ka përparim për t’i dhënë fund luftës, transmeton Anadolu.

“Kam diçka që mund t’ju them se sekretari i Shtetit (Marco Rubio) më tha për situatën vetëm pak kohë më parë”, tha Tammy Bruce, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.

Bruce u tha gazetarëve se ndodhemi në një kohë kur duhet të dorëzohen propozime konkrete nga të dyja palët se si t’i jepet fund këtij konflikti.

“Si do të vazhdojmë nga këtu është një vendim që tani i përket presidentit (Donald Trump). Nëse nuk ka përparim, ne do të tërhiqemi si ndërmjetës në këtë proces”, theksoi ajo.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button