Denoncimet e rrejshme për bomba, protestojnë nxënësit e gjimnazit të Tetovës

Nxënësit e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë sot protestuan për denoncimet e rrejshme për bomba që po bëhen vazhdimisht për këtë shkollë.

Nxënësit, thonë se po dëmtohen pasi për 8 here me radhë janë detyruar që ta ndërpresin mësimin, shkaku i ktëyre denoncimeve, ndërsa kërkojnë nga organet e rendit që të marrin masa.

“Kjo më nuk është bojkot mësimi por revoltë e jashtëzakonshme e nxënësve prindërve arsimtarëve dhe imja personalisht. Kjo më është e padurueshme dhe e pa tolerueshme. Nuk ka asnjë përgjigje nga MPB, SPB Tetovë nuk është se jep ndonjë përgjegjësi apo llogari, megjithatë njerëzit e anti terrorit që duhet të vijnë për kontroll nuk vijnë. Vazhdimisht presim dhe na lënë përgjegjësinë neve pasi kryejnë kontrollin, dhe përgjigjja e vetme që na kthejnë është e keni ju përgjegjësinë të vendosni a do i leni nxënësit brenda apo jo”, deklaroi Jeton Kamberi. Drejtor i Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” Tetovë.

“Me mos-mbarëvajtjen e mësimit, dëmi më i madh bie mbi faktorin nxënës, gjë që nuk është e pranueshme nga ana jonë. Kërkojmë nga organet kompetente të marrin masa të menjëhershme dhe serioze për mbarëvajtjen afatgjate të mësimit, dhe jo për përsëritjen e këtyre dukurive”, u shpreh një nxënss.

“Sot kemi ardhur për të protestuar para policisë për alarmed me bomba, se na kanë lodhur më çdo ditë hyn e dil në shkollë, nuk mund të mbajmë mësim”, tha një tjetër nxënës. /Alsat

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button