Dënohet me dy vite burg Sulejman Llamallari, i cili ishte akuzuar për sulm ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka shpallur sot vendimin me të cilin Sulejman Llamallari është dënuar me dy vite burg për dhunë të rëndë ndaj kryetares së Shkupit, Danela Arsovska. Siç konfirmuan nga gjykata, në dënimin e shqiptuar do të llogaritet edhe koha që i akuzuari ka kaluar në paraburgim.
Rasti lidhet me incidentin më 11 korrik 2025, kur Arsovska ndodhej në terren së bashku me punonjës të autorizuar pas një denoncimi për ndërtim të paligjshëm. Sipas aktakuzës, Llamallari arriti me skuter elektrik dhe e sulmoi kryetaren fizikisht dhe verbalisht, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe duke i drejtuar kërcënime serioze.
Gjatë seancës gjyqësore, Jamalari deklaroi se nuk ndihej fajtor për sulmin ndaj kryetares. Ai pretendoi se nuk ishte sulmuesi, por viktimë, duke thënë se vetëm po përpiqej të largonte telefonin e saj për të parandaluar regjistrimin pa autorizim dhe se kishte marrë një goditje me këmbë nga Arsovska.
Ndërkohë, kryetarja e përshkroi ngjarjen si “agresive dhe të rrezikshme”, duke thënë se ndihej “kërcënuar, e pasigurt dhe e frikësuar”. Sipas saj, sulmi zgjati mbi 40 minuta dhe ndërhyrja e policisë ishte e nevojshme.
Seancën e udhëhoqi gjyqtarja Biljana Kocevska, ndërsa prokurorinë e përfaqësoi prokurori Aleksandar Davçevski.



