Demonstrata kundër Lojërave Olimpike shkaktojnë tension në Milano

Ndërsa mijëra italianë po punojnë si vullnetarë dhe profesionistë për të siguruar një organizim të suksesshëm të Lojërave Olimpike, disa grupe protestues kanë ndërhyrë duke penguar infrastrukturën dhe duke shkaktuar tension në qytet.
Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetje për policinë dhe autoritetet lokale, si dhe shqetësimin për pengesat e krijuara ndaj punës së organizatorëve.
Ajo theksoi se disa individë kanë tentuar të pengojnë nisjen e trenave duke prenë kabllot hekurudhore, duke e quajtur këtë një veprim kriminal që dëmton imazhin e qytetit dhe të vendit.
Demonstratat dhe incidentet e fundit pasqyrohen në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare, duke treguar tensionin mes mbështetësve të Lojërave Olimpike dhe kritikëve të tyre.



