Demokratët në 33-vjetorin e përmbysjes së Komunizmit

Në përvjetorin e 33-të të lëvizjes studentore që përmbysi regjimin komunist dhe solli demokracinë pluraliste ish-kryeministri Berisha ftoi rininë shqiptare që të ngrihet në mosbindje civile deri në përmbysjen e regjimit të Edi Ramës. Kjo lëvizje e pritshme me protesta sipas Berishës duhet që të jetë një revolucion i dytë.
“8 Dhjetori e ka mesazhin, ‘thirrje për rininë” dhe Partia Demokratike në këtë betejë do mund ta fitojë këtë betejë dhe do ta fitojë më një kusht të vetëm, angazhimin dhe mobilizimin e të rinjve shqiptarë. E atyre që kanë mbetur këtu, që i kanë rezistuar genocidit të Edi Ramës dhe ju garantoj që nuk ka diktatorë dhe nuk ka diktaturë për më tepër që kjo është një diktaturë e një vendi anëtarë të NATO-s. Uroj me këtë rast të gjithë ata mijëra e mijëra studentë që me 8 Dhjetor nisën lëvizjen e tyre liberatore për Shqipërinë dhe ftoj rininë shqiptare të ngrihet në lartësinë e misionit të ri sepse një mosbindje masive e dytë civile apo revolucioni i dytë në mosbindje civile është vendimtare sot për fatin e Shqipërisë.”
Aktiviteti i demokratëve kushtuar ditës së rinise titulloj Dhjetori i historisë dhe librave.
Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, studentët shqiptarë të fundit në ish-lindjen komuniste pas Rumanisë kërkuan vendosjen e pluralizmit politik që u pasua me themelimin e PD.
Lëvizja studentore e vitit 1990 i hapi rrugë ndryshimit të pushtetit në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetë-izolimit të vendit tonë nga perëndimi.Klan News



