Demiri: Vranjofca s’kërkon luks, kërkon jetë të dinjitetshme dhe të drejta

Kandidati i pavarur për Komunën e Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri ka vazhduar takimet në kuadër të fushatës zgjedhore. Mbrëmë nga fshati Vranjofcë, ka theksuar se ky fshat është lënë pas dore nga njerëzit që kanë vetëm kanë premtuar. Banorët e Vranjofcës, sipas tij nuk kërkojnë luks, privilegje, por të drejta për një jetë të dinjitetshme. Demiri ka theksuar që uji i pijshëm dhe infrastruktura janë prioritet absolut dhe do të trajtohen si të tilla dhe jo si dekor për fjalime. Demiri, gjithashtu theksoi që për realizimin e këtyre premtimeve qeveria nuk do të jetë justifikim, por partner. Ndërsa për punimet do të ketë llogaridhënie dhe transparencë.



