Dembele: Mik me Thuram, por jo në finalen e Championsit!

Ousmane Dembélé ka ndarë emocionet e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Interit, e cila do të luhet në Mynih. Në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, sulmuesi francez u shpreh se ndeshja është një ëndërr e bërë realitet.
“Para ndeshjes do të ketë shumë përqendrim, por edhe ndonjë buzëqeshje, sepse këto janë ndeshje që i kemi ëndërruar që fëmijë. Të luash një finale të Champions League është diçka fantastike – ka shumë përqendrim, por edhe shumë krenari,” tha Dembélé.
Ylli i PSG-së pranoi vështirësinë e sfidës që i pret, duke vlerësuar kundërshtarin: “Shpresojmë të fitojmë, por nuk do të jetë e lehtë kundër kësaj Interi. Është një skuadër vërtet e fortë. E kam ndjekur gjatë gjithë sezonit sepse aty luan miku im, Marcus Thuram. Është një ekip shumë i vështirë për t’u përballuar, por në një finale çdo gjë mund të ndodhë.”
Dembélé foli edhe për marrëdhënien me Thuram, duke theksuar se miqësia e tyre do të “ndalet” sapo të fillojë loja: “A do të jemi miq me Thuram pas fillimit të ndeshjes? Jo në fushë, jo në një finale.”