Delegacioni i BE-së: Theksojmë rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Ohrit
Theksojmë rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila kërkon respektimin e plotë të parimit të mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë, veçanërisht në administratën publike, tha Delegacioni i BE-së, i pyetur për qëndrimin e tyre në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila e shfuqizojë “balancuesin””.
“Delegacioni i BE-së vëren vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës vjen pasi qeveria njoftoi synimet e saj për të reformuar sistemin dhe për të zëvendësuar Balancuesin. Presim të shohim propozimet”, theksojnë nga Delegacioni i BE-së.