Deklaratat e Presidentit serb/ Plenkoviq: Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk kërcënojnë integritetin territorial të askujt!

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se aleanca ushtarake e Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës cënon Serbinë.
Në një deklaratë për media ai tha bashkëpunimit teknik që ekziston midis tre shteteve nuk është kundër Serbisë.
“Është një tezë plotësisht e sajuar që duhet të mbështesë narrativën e një kërcënimi të jashtëm në nivelin e brendshëm politik. Kroacia është anëtare e BE-së dhe NATO-s. Nuk na shkon ndërmend neve, as Shqipërisë apo Kosovës, të kërcënojmë integritetin territorial të askujt”, shtoi Plenkoviq.



