Dëbohen diplomatët britanikë, Rusia i akuzon si spiunë: Kërcënojnë sigurinë
Shërbimi rus i sigurisë, FSB, tha të premten se kishte tërhequr akreditimin për 6 diplomatë britanikë në Moskë, të cilët, siç thuhet, ishin të përfshirë në aktivitete spiunazhi dhe sabotazhi.
FSB-ja, agjencia kryesore pasuese e KGB-së sovjetike, bëri të ditur se disponon dokumente që tregojnë se një departament i Zyrës së Jashtme të Londrës, përgjegjëse për Europën Lindore dhe Azinë Qendrore po koordinonte atë që cilësohet si “përshkallëzim i situtatës politike dhe ushtarake” dhe ishte ngarkuar me misionin për të siguruar disfatën strategjike të Rusisë në luftën e Ukrainës.
“Faktet e zbuluara sugjeruan se aktivitetet e diplomatëve britanikë të dëguar në Moskë kërcënonin sigurinë e vendit”, thuhet në deklaratë.
Deklarata shton më tej se mbi bazën e dokumentave të siguruara nga FSB dhe si përgjigje e një sërë hapash jo miqësore të Londrës, Ministria e Punëve të Jashtme ka vendosur të dëbojë 6 diplomatët e akredituar brtianikë.
Mediat ruse bënë të ditur identitetin e diplomatëve duke shfaqur edhe foto të tyre.