Debat mbi amendamentet e Propozim ligjit për libra në Komisionin për Arsim
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot mbledhje do të mbajë Komisioni për arsim, shkencë dhe sport, në rend dite të të cilit është debati për amendamentet e Propozim-ligjit për libra.
Në rend dite të kësaj seance është edhe Propozim ligji për përfundimin e vlefshmërisë të Ligjit për themelimin e Agjencisë Kombëtare për Teknologji Bërthamore të Republikës së Maqedonisë – lexim i dytë, si dhe Propozim ligji për Kornizë Kombëtare të Kualifikimeve në lexim të dytë.
Në Kuvend mbledhje do të mbajë edhe Komisioni Ligjvënës-Juridik, në rend dite të të cilit është amendamenti për Propozimin e ligjit për arsim të të rriturve dhe të Propozim ligjit për arsim profesional dhe trajnim – leximi i dytë.