Davkova: Do të avokoj që ARM-ja të përfshijë më shumë gra

Kandidatja për presidente nga VMRO DPMNE sot ka qenë në tubim në qytetin e Prilepit. Prej aty ajo ka folur për NATON dhe për pjesëmarrjen e ulët të grave aty, për çka ka thënë se do të zotohet që të ndryshojë.

“Presidenti është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura. Dhe forcat e armatosura janë mbrojtëse e pavarësisë dhe integritetit territorial të Maqedonisë. Duhet të ketë rregull në ushtri! Duhet të ketë një hierarki në ushtri! Duhet të ketë standarde në ushtri! Në veçanti, ne duhet të respektojmë standardet e NATO-s pasi jemi anëtare të aleancës! Mirëpo, nëse atje ka politizim dhe partizim, nëse nuk ka mjaftueshëm femra në postet kyçe, atëherë mendoj se pikëpyetja është e madhe. Pse femrat? Sepse unë, si të gjitha femrat, jam krenare dhe e di që në të gjitha fushat mund të sjellim diçka të re. Dhe është e rëndësishme sepse viktimat kryesore në të gjitha luftërat janë gratë dhe fëmijët. Kur ka gra në ushtri dhe në funksione kyçe, në poste kyçe në shtet, atëherë ka garanci më të mëdha për paqen!”, ka thënë Davkova para simpatizuesve të VMRO DPMNE-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button