David Cameron: Raporti për Spitalin Nasser është shumë shqetësues, Izraeli të përgjigjet

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe David Cameron kërkoi “përgjigje nga izraelitët” lidhur me bastisjen në spitalin “Nasser” videot e të cilës i publikoi BBC.

Tre punonjës mjekësorë i thanë BBC-së se ata u poshtëruan, u rrahën, u lanë me ujë të ftohtë dhe u detyruan të gjunjëzoheshin për orë të tëra të zhveshur.  Ata thanë se ishin në paraburgim prej ditësh.

Izraeli ndërkohë ka thënë se “çdo abuzim i të burgosurve është rreptësisht i ndaluar”.

Cameron tha në Dhomën e Lordëve se: “Këto janë imazhe dhe raporte shumë shqetësuese që kanë dalë nga ky spital dhe ne duhet të hetojmë siç duhet se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe për këtë kemi nevojë për përgjigje nga izraelitët”.

Shefi ekzekutiv i Amnesty International në Britani, Sasha Deshmukh tha në një deklaratë: “Ministrat (britanikë) janë ose mjerisht naivë ose thjesht të pasinqertë nëse besojnë se autoritetet izraelite mund të hetojnë në mënyrë të besueshme veten e tyre”.

Ai shtoi: “Ne kemi nevojë për një ndryshim të madh në Mbretërinë e Bashkuar për këtë krizë të tmerrshme, dhe kjo duhet të përfshijë thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm, duke ushtruar presion të bashkërenduar mbi Izraelin për të lejuar dërgesa shumë më të mëdha ndihmash, duke kërkuar që Izraeli t’i japë fund bllokadës 17-vjeçare ndaj Gazas, një akt ndëshkimi kolektiv”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button