Daut Beqiri zyrtarisht merr detyrën e Kryetarit të Komunës së Haraçinës

Në një ceremoni zyrtare të mbajtur sot, Daut Beqiri pranoi detyrën e Kryetarit të Komunës së Haraçinës nga ish-kryetari Ridvan Ibrahimi.

Në fjalën e tij të parë si kryetar, Beqiri e cilësoi momentin si “shumë të veçantë” dhe theksoi se drejtimi i komunës është një “nder i madh dhe përgjegjësi që kërkon përkushtim të vazhdueshëm ndaj çdo banori”.

Ai shprehu bindjen se me punë të ndershme, transparencë dhe bashkëpunim, Haraçina do të ecë përpara drejt zhvillimit, mirëqenies dhe unitetit.

“Rrugëtimi ynë sapo ka filluar. Me ndihmën e Zotit, do ta bëjmë Haraçinën shembull të suksesit,” u shpreh kryetari i ri Daut Beqiri.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button