Daut Beqiri: Kjo fitore është e jona, e çdo lagjeje, çdo familjeje, çdo njeriu që besoi se Haraçina meriton më shumë!

Fituesi i garës për komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, ka falënderuar gjithë ata që kanë votuar për koalicionin VLEN në zgjedhjet lokale.
Beqiir ka thënë se kjo fitore është e çdo lagjeje, çdo familjeje, çdo njeriu që besoi se Haraçina meriton më shumë, raporton Alfax.mk
Ja dhe postimi i tij i plotë:
Dje folët ju, qytetarët e Haraçinës!
Sot jam thellësisht mirënjohës për këtë fitore historike, që është shumë më tepër se një rezultat zgjedhor, është zëri i bashkimit, i dinjitetit dhe i ndryshimit që vlen!
Urimet e panumërta që më keni dërguar më kanë mbushur me emocion e përgjegjësi. Nuk kam mundur t’ju përgjigjem të gjithëve, por dua ta shfrytëzoj këtë moment për t’ju falënderuar nga zemra secilin prej jush!
Faleminderit familjes sime për durimin, dashurinë dhe përkrahjen e pakushtëzuar.
Faleminderit miqve dhe bashkëpunëtorëve të mi që punuan pa u lodhur, ditë e natë, për këtë fitore të madhe.
Faleminderit rininë e Haraçinës, që e bëri dallimin me energjinë dhe entuziazmin e saj!
Faleminderit forumin e gruas, që tregoi forcën, mençurinë dhe zemrën e vërtetë të ndryshimit.
Dhe mbi të gjitha, faleminderit çdo qytetari të Haraçinës që besoi te VLEN dhe na dha mundësinë të udhëheqim me përgjegjësi e integritet.
Kjo fitore është e jona, e çdo lagjeje, çdo familjeje, çdo njeriu që besoi se Haraçina meriton më shumë!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button