Darko Kostadinovski: Më mirë të mbyllet Gjykata Kushtetuese sesa të vendoset mekanizmi i Badenterit

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, gjatë një konference për media, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me kërkesën që në këtë institucion të zbatohet mekanizmi i vendimmarrjes me Badenter. Ai theksoi se një mekanizëm i tillë mund të jetë i përshtatshëm për politikën, por jo për organet gjyqësore.
“Vendosja e këtij mekanizmi – ndoshta jam shprehur ashpër – por kam thënë se është më mirë të mbyllet institucioni sesa të zbatohet një mekanizëm i tillë. Pse? Sepse në atë rast nuk do të vendosin argumentet kushtetuese-juridike, por një lloj tjetër argumentesh”, deklaroi Kostadinovski.



