(FOTO)Danubi ka arritur 8 metra në Budapest: Përmbytjet janë të mëdha, mbrojtja vështirë

Danubi, niveli i ujit i të cilit aktualisht është mbi tetë metra, mund të arrijë kulmin e tij në Budapest në fundjavë, sipas sinoptikanëve.
Në Hungari, e cila po përballet me përmbytjet pasi cikloni Boris shkaktoi reshje të dendura shiu në zonën e Evropës Qendrore, situata është më kritike në fshatin Kismaros, ku popullata lokale tashmë po përdor varkat në rrugë, ndërsa popullata e Qyteti i Bajës po përgatitet për përmbytjen më të madhe në 11 vitet e fundit.
“Në Budapest pritet rritje e ngadaltë, niveli i ujit të Danubit do të rritet me pesëdhjetë centimetra deri të shtunën në mbrëmje, pas së cilës lumi dalëngadalë do të fillojë të tërhiqet”, tha drejtori i përgjithshëm i ndërmarrjes kombëtare të ujit, Istvan Lang.
Ai theksoi se vërshimet janë të mëdha dhe se mbrojtja është e vështirë.
Ai tha gjithashtu se niveli mesatar i ujit të Danubit është rreth pesëdhjetë centimetra më i ulët se niveli i ujit gjatë përmbytjeve në vitin 2013, por se ngarkesa në linjat e mbrojtjes është ende shumë e madhe.
Lang vuri në dukje se koha e mbrojtjes do të jetë më e gjatë se sa ishte planifikuar më parë, sepse rënia e nivelit të ujit është më e ngadaltë se sa pritej.
Hungaria po lufton me përmbytjet pasi cikloni Boris solli shira të dendur në të gjithë Evropën Qendrore.
Përmbytjet më të këqija që goditën Evropën qendrore në dy dekada goditën pjesë të Polonisë, Republikës Çeke, Rumanisë, Austrisë dhe Sllovakisë dhe morën të paktën 24 jetë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u takua dje me liderët e vendeve evropiane të prekura nga përmbytjet, përfshirë Poloninë, Austrinë, Çekinë dhe Sllovakinë dhe premtoi ndihmë financiare nga Fondi Evropian i Solidaritetit.
Ajo tha se BE-ja do të sigurojë edhe 10 miliardë euro të tjera nga fondi i kohezionit për shkak të dëmeve të mëdha të shkaktuara nga përmbytjet në infrastrukturë dhe ndërtesa banimi.