Dalja deri në 13:00 është 26 përqind

Deri në orën 13:00, Komisioni Shtetëro i Zgjedhjeve ka regjistruar dalje të qytetarëve në votime prej 26 përqind.

Kjo përqindje është nxjerrë nga të dhënat e dorëzuara nga këshillat zgjedhorë nga 1720 qendra votimi.

Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme presidenciale të vitit 2019, përqindja e pjesëmarrjes është më e lartë me 6 për qind.

Pjesëmarrja më e madhe është në komunën e Novacit – 42,87 për qind, ndërsa më e ulët në Vrapçisht – 10,18 për qind.

Deri në orën 13:00, KSHZ ka pranuar 140 ankesa për të drejtën e votës. Prej tyre janë pranuar 16, që do të thotë se ata persona do të mund të votojnë, 9 janë refuzuar, 8 janë refuzuar si të parregullt dhe të tjerët janë në procedim.

KSHZ nuk ka marrë asnjë informatë se në disa vendvotime ka pasur ndërprerje të votimit për më shumë se 1 orë.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button