Daçiq i hutuar, nuk e di nëse trupi i Faton Hajrizit do kthehet në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq u pyet nëse trupi i pajetë i Faton Hajrizit do të kthehet në Kosovë. Por përgjigja e tij ishte hutuese pasi tha se ai nuk e njeh procedurën e kthimit të trupit. Sipas tij, meqë MPB nuk e ka në kompetencë këtë gjë ai nuk di detaje të tjera, edhe pse lajmi për vrasjen e tij nga njësiti policor serb ishte ndër temat kryesore në shtetin fqinj.

“Tani këtë me të vërtet nuk e di, sepse kjo del nga ajo që është kompetencë e policisë. Kjo është pyetje për ata që e bëjnë hetimin, dhe nuk e di si veprohet në këto situata”, tha mes tjerash Daçiq gjatë një takimi me homologun maqedonas Pançe Toshkovski në pikën kufitare në “Tabanoc”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button