CR7 dhe synimi i 1000 golave: “Momenti është më i veçantë, jo çfarë do të ndodhë…”

Një tjetër natë e mrekullueshme për Cristiano Ronaldon, i cili arriti në 931 gola në karrierë, pasi shënoi dy herë në fitoren 3-1 të Al Nassr ndaj Al Hilal.
Në fund të ndeshjes, ylli portugez vuri në pah ecurinë e skuadrës dhe theksoi edhe një herë se nuk është i fiksuar pas arritjes së objektivit të 1000 golave.
“Le të shijojmë momentin e tanishëm. Unë nuk jam duke ndjekur shënimin e një mijë golave. Nëse mund ta bëj, perfekt. Nëse jo, jo… momenti është gjëja më e veçantë, jo ajo që do të ndodhë. E shijova momentin, ishte një fitore e madhe, jo sepse shënova.
Sigurisht që jam i lumtur që shënova dy gola kundër Al Hilalit, por më e rëndësishmja është të fitojmë derbin. E kemi luajtur gjithmonë të vështirë kundër një skuadre jashtë shtëpisë.
Duhet të vazhdojmë, sepse kanë mbetur edhe nëntë ndeshje, me një tjetër në Ligën e Kampionëve, gjithçka është e mundur, duhet të vazhdojmë dhe të besojmë”, tha ylli portugez në një deklaratë për mediat e Ligës Saudite, duke shtuar: “Ishte një lojë e shkëlqyer nga ana jonë dhe duhet të flas edhe për paraqitjen kolektive, sepse skuadra luajti mirë”.