“Covid-19 e ka humbur fuqinë vdekjeprurëse”- Mjekja: Nuk përbën rrezik për Europën

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg, është shprehur se Covid-19 nuk përbën më një rrezik për Europën.

Komentet Dollenberg i bëri në Euronews Albania, ku tha se Gjermania është në zonën e gjelbër të Covid 19, me rreth 50 raste të reja në javë.

Ajo tha gjithashtu se Covid 19 e ka humbur fuqinë vdekjeprurëse dhe shtoi se pacientët nuk duhet të nxitojnë në përdorimin e antibiotikëve, sidomos kur merren pa recetë nga mjeku.
“Covid e ka humbur fuqinë e tij vdekjeprurëse. Ai që infektohet nuk ka më rreziqet për t’u shtruar në spital. Është gabimi më i shpeshtë ai i dhënies të antibiotikut sapo pacienti shfaq shenja ftohje. Kjo është e gabuar sepse e dimë shumë mirë që infeskionet virale, përfshirë edhe Covid, nuk kurohen me antibiotik.

Gjermania është në atë zonën e gjelbër, me 50 raste në javë, ndërkohë që Spanja apo vende të tjera po hyjnë në zonën portokalli me 50-100 raste të reja. Vaksinat kanë bërë që rastet e reja të shërohen shumë shpejt. Europa është jashtë një rreziku për një pandemic të re”, tha Dollenberg. /Euronewsalbania/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button