Çmimi i ngrohjes për përdoruesit në Shkup ulet për 35 për qind

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka ulur çmimin për ngrohjen qendrore për 35 për qind për të gjithë shfrytëzuesit në qytetin e Shkupit.
Vendimi i jashtëzakonshëm vjen pas analizës së thellë gjithëpërfshirëse të kryqëzuar të çmimeve aktuale të bursës dhe çmimet e parashikuara të gazit natyror. Rezultatet treguan se në periudhën e kaluar, çmimi i gazit natyror i bursës është më i ulët se ai i paraparë, me ç’rast plotësohen kushtet për të sjellë vendimin e volitshëm për kategorinë e përdoruesve të tjerë, të cilët në periudhën turbulente të krizës energjetike e morën barrën dhe pranuan fatura reale. Për dallim të amvisërive, të cilat në periudhën e kaluar të krizës energjetike pranuan fatura me subvencione”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetari i KRRE-së.



