Çmimi i energjisë elektrike mund të rritet për 20%

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimtar Kovaçevski ka deklaruar se nëse Bullgaria nuk i liron kapacitetet për furnizim me gaz, me taksën e re të vendosur, çmimi i energjisë elektrike mund të shtrenjtohet për 20%. Ai ka shtuar se për këtë çështje kanë reaguar edhe në BE dhe se nuk do të ndalen duke kërkuar heqjen e taksës dhe lirimin e kapaciteteve.
“Ne nuk do të heqim dorë nga kërkesa për lirimin e kapaciteteve të gazit si dhe të kërkojmë që taksa mos të vlejë sepse është vendosur në mënyrë të padrejtë dhe nuk ka asgjë të përbashkët me parimet e tregut dhe direktivat e Bashkimit Europian dhe nëse duhet këtë do ta bëjmë edhe nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare” ka deklaruar kryeministri i vendit, Kovaçevski.



