Çmimi i benzinës ulet, i dizellit rritet në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me
Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e
çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,73% në raport me vendimin e datës 30.06.2025.

Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) rritet për 0,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 ulen për 1,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,174 den/kg

Nga data 08.07.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 74,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 76,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 70,00 (denarë/litër)

Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) do të shitet për 69,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 39,409 (denarë/kilogram).

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button