Çmimet e ushqimit: Nëse nuk ka ulje, do të ketë gjoba – paralajmëroi Mickoski

Nga kënaqësia në zhgënjim në vetëm pesë ditë. Filloi më 15 dhjetor, më 20 dhjetor u fotografuan të kënaqur se gjithçka është në rregull, e më 24 dhjetor epilogu është se kryeministri Hristijan Mickoski është i zhgënjyer dhe i zemëruar që tregtarët mashtruan Qeverinë dhe qytetarët me “Shportën e Vitit të Ri”. Ky aksion duhej të ishte sinonim i bashkëpunimit të mirë mes Qeverisë dhe biznesit, por u kthye në një ngjarje ku nga njëra anë u ul çmimi i disa produkteve dhe nga ana tjetër tregtarët i rritën çmimet e produkteve të tjera elementare që nuk janë pjesë e shportës. Pas reagimeve të ashpra të Mickoskit dje dhe sot, ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, paralajmëroi masa të ashpra ndaj marketeve, distributorëve dhe prodhuesve të pandershëm. Kërcënimet Durmishi i bëri i vetëm, pa qenë si zakonisht me zëvendësin e tij dhe drejtorin e Inspektoratit të Tregut.

Kryeministri Mickoski edhe sot ashpër e plotësoi kërcënimin e Durmishit se Qeveria ka edhe masa të tjera përveç ngrirjes së çmimeve dhe marzheve. Por se si do të veprojnë nuk zbuloi.

Për liderin e opozitës Venko Filipçe, mashtrimi me “shportën e Vitit të Ri” ishte i pritshëm për shkak se kryeministri Mickoski është i nënshtruar dhe shërbëtorë i partnerëve të mëdhenj të biznesit, në këtë rast edhe tregtarëve të mëdhenj.

Përndryshe, Durmishi dhe Qeveria tani e kanë kuptuar se është rritur çmimi i vajit, bukës, qumështit, bulmetit, sheqerit, kripës etj., edhe pse më 16 dhjetor, një ditë pas fillimit të “shportës së Vitit të Ri”, ata u paralajmëruan nga TV21 se inflacioni në nëntor është 4,3% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa te ushqimet dhe pijet joalkoolike rritja e çmimit është 5,7. Këto të dhëna janë nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe ishin të njohura për Qeverinë. Rritja e çmimeve shihet qartë edhe nga të dhënat e Lidhjes së sindikatave, ku “shpërthimi” real i çmimeve nuk është në tetor, menjëherë pas heqjes së ngrirjes së marzheve më 30 shtator, por në nëntor, kur dihej për “Shportën e Vitit të Ri”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button