Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten teksa Irani sulmon anijet në Hormuz

Çmimet e naftës po vazhdojnë të rriten pavarësisht se disa prej fuqive më të mëdha botërore kanë rënë dakord të lirojnë një sasi rekord nafte nga rezervat e tyre të emergjencës në një përpjekje për të qetësuar tregjet.

BBC-ja ka raportuar se çmimi për një fuçi nafte ka shkuar në 100 dollarë amerikanë.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, e cila përfshin Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në, do të lirojë 400 milionë fuçi.

Irani ka paralajmëruar se nafta mund të arrijë në 200 dollarë për fuçi, teksa sulmet e tij ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit janë intensifikuar – shpërthime u raportuan në të paktën dy cisterna të huaja gjatë natës.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka nisur një “valë sulmesh në shkallë të gjerë” kundër Hezbollahut në Bejrut, duke thënë se ka goditur 10 struktura. Ushtria gjithashtu ka thënë se ka ndërprerë raketa nga Irani.
Ndërkohë, Arabia Saudite thotë se ka kapur 18 dronë, ndërsa autoritetet e Dubait kanë bërë të ditur se askush nuk u lëndua pasi një dron ra mbi një ndërtesë apartamentesh.

E presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se SHBA-ja “nuk kanë mbaruar ende” kur është pyetur për luftën e Iranit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button