Çmimet e naftës rriten pas sulmeve ndaj anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit

Çmimet globale të naftës janë rritur ndjeshëm pasi të paktën tre anije janë sulmuar pranë Strait of Hormuz, në një kohë kur Irani po vazhdon goditjet në Lindjen e Mesme si reagim ndaj sulmeve të vazhdueshme nga SHBA dhe Izraeli, transmeton BBC.

Sipas UK Maritime Trade Operations Centre (UKMTO), dy anije janë goditur drejtpërdrejt, ndërsa për një të tretë është raportuar se një “predhë e panjohur” ka shpërthyer shumë pranë saj. Autoritetet detare po monitorojnë situatën, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten.

Irani ka paralajmëruar anijet që të mos kalojnë përmes kësaj ngushtice strategjike, e cila përçon rreth 20% të naftës dhe gazit në nivel global. Për shkak të pasigurisë, trafiku ndërkombëtar detar pothuajse ka ndaluar në hyrje të ngushticës.

Analistët paralajmërojnë se nëse konflikti zgjat, çmimet e energjisë mund të rriten edhe më tej, duke ndikuar drejtpërdrejt në tregjet ndërkombëtare dhe ekonominë globale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button