Çmime të reja të derivateve të naftës në RMV

Duke filluar nga sonte, do të hyjnë në fuqi çmimet e reja me pakicë të derivateve të naftës, të cilat janë në rritje, kanë vendosur anëtarët e Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE).

Sipas vendimit, çmimet me pakicë të benzinës motorike do të rriten për 1 denar për litër.

Çmimi i EUROSUPER BS-95 do të jetë 73 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 75 denarë për litër.

Çmimi i karburantit dizel EURODIESEL BS (D-E V) mbetet i pandryshuar dhe do të jetë 68 denarë për litër, si dhe çmimi i vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1), i cili do të jetë 67 denarë për litër. Çmimi i një kilogrami mazut është 33.8 denarë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button