Çka deklaruan para gjykatës dy të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë?

Dy të miturit të cilët dyshohen për vrasjen e 18-vjeçarit L.F., (rasti fillimisht ishte kualifikuar si “Vrasje në tentativë”), në seancën dëgjimore  të mbajtur më 15 janar 2024 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kishin kundërshtuar kërkesën për caktimin e paraburgimit dhe kishin dhënë versionet e tyre për ngjarjen.

Kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj dy të miturve, është bërë më 15 janar 2024, po atë ditë Gjykata mori vendim për caktimin e kësaj mase, kur tani i ndjeri ishte duke u trajtuar në QKUK, e i cili më 20 janar ndërroi jetë, duke bërë që pas kësaj rrethane, vepra penale të ricilësohet nga “Vrasje në tentativë” në “Vrasje”.

Dy të miturit të cilët dyshohen për vrasjen e 18-vjeçarit L.F., (rasti fillimisht ishte kualifikuar si “Vrasje në tentativë”), në seancën dëgjimore  të mbajtur më 15 janar 2024 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kishin kundërshtuar kërkesën për caktimin e paraburgimit dhe kishin dhënë versionet e tyre për ngjarjen.

Edhe mbrojtësi i të dyshuarit të parë, avokati Veton Rrecaj e kishte kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, me arsyetimin se mungojnë të gjitha parakushtet e parapara ligjore për caktimin e kësaj mase.

Në vendimin e gjykatës, më tej thuhet se i mituri i dytë, po ashtu e kishte kundërshtuar kërkesën për caktimin e paraburgimit, duke thënë se ndjen keqardhje pse ka ndodhur rasti dhe se nuk kishte dashur të ndodhte ajo që ka ndodhur.

“Unë nuk jam për kësi lloj punësh deri në këtë pikë qysh ka ndodh, unë jam nxënës, unë ditën kritike veç kam tentua m’i nda dhe atë dy here”, kishte deklaruar i mituri i dytë.

Sipas tij, herën e parë tani i ndjeri L.F., e kishte goditur me thikë të dyshuarin e parë, sepse ky i fundit e kishte hapur xhamin dhe e kishte pyetur L.F se pse e kishte sharë dhe pasi që i dyshuari i parë e ka hapur derën e veturës, L.F ka filluar ta godas më thikë.

“Kur ka tentua me godit në pjesë tjera të trupit, kam dalë edhe unë e kam tërhjek L., prej të dyshuarit të parë, i cili veç e ka mbyll derën e veturës dhe unë jam kthy kam hip në veturë, i kam thanë (të dyshuarit të parë), çona te shpija, në momentin kur e ka pa gjakun në këmbë, ka ndal veturën dhe e ka marrë një stupc, unë stupcin ma herët nuk e kam pa deri në vend të ngjarjes çfare ka qenë nuk e di sigurt, e ka godit (i dyshuari i parë) L. (viktimën), fillimisht në dorë, nuk e di bash sigurt ku e ka rrok, ndërsa unë nuk e kam godit L.”, thuhet të ketë deklaruar i dyshuari i dytë.

Ai po ashtu ka deklaruar se nuk e di sigurt nëse është goditur me veturë tani i ndjeri, kurse tha se e kundërshton masën e paraburgimit, me arsyetimin se “nuk kam bërë kurrgjo”.

Mbrojtësi i tij sipas autorizimit, avokati Adnan Sadiku e kishte kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për caktim të paraburgimit, si masa më e rëndë për praninë e të miturit në procedurë penale.

Në anën tjetër, prokurori Fatmir Behrami kishte elaboruar kërkesën për paraburgim dhe kishte theksuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj dy të miturve.

Kurse, gjyqtarja e procedurës paraprake, Lumnije Krasniqi konstatoi se propozimi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve është i bazuar, me arsyetimin se ekziston dyshimi i bazuar se të miturit kanë kryer veprën për të cilën dyshohen, ekziston dyshimi i bazuar se nëse të miturit lihen në liri mund të ndikojnë në të dëmtuarin-dëshmitarin, ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button