Cipras: Komuniteti ndërkombëtar duhet të tregojë pasojat e mosrespektimit të Marrëveshjes së Prespës

BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar duhet t’i bëjnë të qarta pasojat që do të ketë mosrespektimi i Marrëveshjes së Prespës në rajon, dhe veçanërisht në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, theksoi ish-kryeministri grek Aleksis Cipras i cili kishte nënshkruar këtë marrëveshje gjatë qeverisjes së tij me shtetin grek.

Cipras dje kryesoi Komitetin për Ballkanin Perëndimor të Këshillit të Evropës ku fokusi ishte te rëndësia e Marrëveshjes së Prespës për paqen, stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në një kohë sfidash të mëdha në rajon.

Ish-kryeministri grek Jorgo Papandreu theksoi se për aq kohë sa rajoni është i prekshëm nga konfrontimet nacionaliste, ai do të kërkojë mbrojtës dhe do të zhytet në destabilitet dhe konflikte të reja, dhe në vend të kësaj është e nevojshme që të gjithë të respektojnë parimin e fqinjësisë së mirë, përkushtimin ndaj parimeve demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit dhe në të njëjtën kohë theksoi rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimin rajonal.

Aleksis Cipras nënvizoi se duhet të bëhet një luftë aktive kundër nacionalizmit dhe destabilizimit në rajon, dhe kjo, sipas tij, do të thotë mbi të gjitha mbështetje e Marrëveshjes së Prespës dhe rol dinamik diplomatik i BE-së në Ballkanin Perëndimor para se të humbasë plotësisht kredibilitetin e saj.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button