Chelsea mposht Leicesterin në çerekfinalen dramatike

Chelsea e ka siguruar gjysmëfinalen në Kupën FA. Chelsea mposhti Leicester Cityn me rezultatin 4:2 të dielën gjatë ditës, në përsëritjen e finales së vitit 2021. Marc Cucurella në minutën e 13-të shënoi për 1:0, kurse Raheem Sterling humbi penalltinë në minutën e 26-të.
Për 2:0 u përkujdes Cole Palmer në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë. “Dhelprat”, megjithatë, e barazuan rezultatin. Autogoli i Axel Disasit ngushtoi epërsinë në 2:1, kurse Stephy Mavididi barazoi në 2:2 në minutën e 62-të. Situata u vështirësua për mysafirët kur mbrojtësi Callum Doyle u përjashtua nga loja pas kartonit të kuq. Fitoren “blutë” e siguruan në minutat shtesë. Carney Chukëuemeka në minutën e 92-të dhe Noni Madueke në minutën e 98-të, shënuan për 4:2.



