Chelsea kryeson garën për shërbimet e Xavi Simons

Chelsea raportohet se ka filluar bisedimet zyrtare me RB Leipzig për transferimin e Xavi Simons, me ofertë deri në 70 milionë euro për mesfushorin holandez, i cili ka kontratë deri në 2027, raporton ‘talkSport’.
Chelsea synon ta zëvendësojë Christopher Nkunku-n nëse ai largohet, dhe Simons konsiderohet si prioritet për projektin e tyre sulmues.
Përveç Chelseat, edhe Arsenal dhe Manchester United janë përmendur si klube me interes të fortë, por edhe ato nuk kanë bërë ende oferta zyrtare.
Bayern Munich dhe Barcelona mbeten të interesuar gjithashtu për lojtarin, por operacionet e tyre janë dukshëm më pak konkrete. Barcelona ka pasur një takim eksplorues me agjentët e Simons, por çmimi i lartë e bën një marrëveshje të vështirë.
Xavi Simons preferon një hap në Premier League pasi Leipzig nuk iu kualifikua për kompeticione evropiane sezonin e ardhshëm. Agjenti Ali Barat, i lidhur ngushtë me pronarë në Angli, po e përfaqëson aktivisht në negociata me ekipet angleze.