ChatGPT regjistron 2.5 miliardë kërkesa në ditë nga përdoruesit globalë

ChatGPT merr 2.5 miliardë kërkesa nga përdoruesit globalë çdo ditë, ka bërë të ditur OpenAI, raporton Telegrafi duke u thirrur në mediat e huaja.

Rreth 330 milionë prej këtyre kërkesave vijnë nga përdorues në Shtetet e Bashkuara.

Këto shifra ilustrojnë shkallën e përhapjes dhe përdorimit të produktit kryesor të OpenAI në nivel global.

Ndërkohë, kompania mëmë e Google, Alphabet, nuk publikon statistika të përditshme për motorin e kërkimit, por së fundmi ka bërë të ditur se Google trajton rreth 5 trilionë kërkesa në vit – që i bie mesatarisht afërsisht 14 miliardë kërkime në ditë.

Hulumtime të pavarura konfirmojnë trende të ngjashme. Neil Patel nga NP Digital vlerëson se Google merr rreth 13.7 miliardë kërkime çdo ditë, ndërsa SparkToro dhe Datos – dy kompani të njohura të marketingut dixhital – vlerësojnë këtë shifër në rreth 16.4 miliardë kërkime në ditë.
Megjithatë, ChatGPT ka shënuar një rritje mbresëlënëse në një kohë të shkurtër.

Në dhjetor të vitit të kaluar, CEO i OpenAI, Sam Altman, deklaroi se përdoruesit dërgonin mbi 1 miliard kërkesa në ditë përmes ChatGPT-së.

Sipas tij, vëllimi i kërkesave është më shumë se dyfishuar brenda rreth tetë muajsh.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button