Champions League/ Nuk ka surpriza, skuadrat e mëdha bëjnë detyrën

Raundi i shtatë në Champions League u mbyll pa surpriza në rezultate. Juventusi fitoi ndaj Benficas me rezultatin 2-0, duke i shënuar të dy golat gjatë pjesës së dytë të takimit.

Me të njëjtat shifra triumfoi edhe Bayern Munich kundër Royale Union SG, ku sulmuesi Harry Kane realizoi dy herë. Barcelona arriti të mposhtë Slavia Pragën me rezultatin 2-4, duke përmbysur avantazhin fillestar të skuadrës çeke.

Ndërkohë, Liverpooli siguroi një fitore bindëse 0-3 në transfertë përballë Marseille. Chelsea mori pikët e plota ndaj ekipit të Pafos me një fitore minimale 1-0. Në sfidat e tjera, Newcastle mposhti PSV-në me rezultatin 3-0, ndërsa Athletic Bilbao fitoi 2-3 në fushën e Atalantës.

REZULTATET

Juventus-Benfica 2-0

Bayern Munich-Union SG 2-0

Slavia-Barcelona 2-4

Newcastle-PSV 3-0

Atalanta-Bilbao 2-3

Marseille-Liverpool 0-3

Chelsea-Pafos 1-0

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button