Champions League: Inter me dy fytyra në Lisbona, Reali nuk e fal Napolin

Inter ia del të shmangë humbjen në Lisbonë përballë Benficës edhe pse pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 0-3.

Zikaltërit reaguan në fraksionin e dytë duek shënuar po ashtu tre gola. Aranutovic, Frattesi dhe Sanchez me penallti i dhuruan barazimin italianëve që shkojnë në kuotën e 11 pikëve.

Inter është i kualifikuar dhe tashmë e luan vendin e parë në grup ndaj Real Sociedadit në Milano.

Në ndeshjet e tjera, Real Madrid fitoi me shifrat 4-2 ndaj Napolit. Një ndeshje spektakolare në Bernabeu që nisi me dy gola të shpejtë, ndërsa në fund të zotët e shtëpisë ia dolën të triumfonin.

Pas kësaj ndeshje, madrilenët sigurojnë vendin e parë në grup me 15 pikë ndërsa Napoli në kuotën e shtatë pikëve, luan ndeshjen e fundit me Bragën në shtëpi.
Ndërkaq, Arsenal shkëlqeu me një fitore 6-0 ndaj Lens ndërsa befasia ishte Bayern Munich që nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në shtëpi ndaj Copenhagen.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button