Çfarë po ndodhë në Jemen? Media të lidhura me rebelët STC publikojnë “deklaratën” e shtetit të shkëputur “Arabia Jugore”

Media të afërta me Këshillin Tranzicional Jugor (STC) kanë publikuar atë që e përshkruajnë si një “deklaratë kushtetuese” të shtetit të quajtur Arabia Jugore.
Dokumenti e shpall rajonin e shkëputur si shtet të pavarur me sovranitet të plotë, me një sistem politik të bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve brenda një shteti civil demokratik.
Deklarata thotë se kufijtë ndërkombëtarë të shtetit janë të njëjtë me ata të Republikës Demokratike të Jemenit, një shtet jetëshkurtër i shkëputur që luftoi kundër Jemenit gjatë luftës civile të vitit 1994 – dhe që mbulonte të njëjtin territor si Jemeni Jugor, një shtet komunist që ekzistoi deri në bashkimin me Jemenin e Veriut në vitin 1990.
Sipas deklaratës, kryeqyteti i shtetit është Adeni – qyteti portual që ishte kryeqyteti i dy shteteve të mëparshme të Jemenit Jugor.
Siç kemi raportuar më herët, STC-ja ka thënë se ka hyrë në një periudhë tranzitore dyvjeçare, pas së cilës synon të mbajë një referendum për pavarësi. Ajo shton se autoriteti legjislativ tranzitor ka të drejtë ta zgjasë këtë periudhë, nëse është e nevojshme. /Al Jazeera/



