Çfarë mbrojtje ajrore ka Izraeli dhe si funksionon ajo?

Izraeli ka arritur të kapë shumë nga raketat iraniane të lëshuara drejt territorit të tij, por jo të gjitha, pasi disa prej tyre kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima ditët e fundit.

Mbrojtja ajrore izraelite mbështetet kryesisht në sistemin e njohur si Kupola e Hekurt (Iron Dome), i cili është i pajisur me radar që zbulon një mjet fluturues në hyrje, si dhe shpejtësinë dhe drejtimin e tij.

Qendra e komandimit më pas llogarit nëse mjeti përbën kërcënim për qytetet dhe vendbanimet izraelite, dhe nëse po, njësia lëshuese e raketave lëshon raketa për ta rrëzuar atë. Çdo lëshues përmban 20 raketa interceptuese.

Në të gjithë Izraelin janë të shpërndara 10 bateri të Kupolës së Hekurt.

Sisteme të tjera përdoren për të kapur raketa me rreze të mesme dhe të gjata. “David’s Sling” (Fshesa e Davidit) kap raketa me rreze nga 40 km deri në 300 km. Ndërsa Sistemi “Arrow” (Shigjeta) kap raketa me rreze deri në 2,400 km. /Al Jazeera/

Israel's defence system

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button