Çështja e Presidentit | Bekim Jashari: S’kam çka i shtoj as pikë as presje nga ajo çka deklaroi vëllai im sot

Bekim Jashari ka deklaruar në emisionin “Debat Plus” se qëndron plotësisht pas deklaratës së Murat Jasharit, i cili sot për VOX Kosovën tha se nuk po e konsideron kandidimin për postin e Presidentit.
“S’kam çka i shtoj as pikë as presje nga ajo çka ka deklaru vëllai im sot. Uroj që të ketë unitet mes partive politike, e t’i zgjidhin këto çështje”, tha ai.



