Certifikata e gjuhës angleze – Prokuroria hap lëndë për drejtorin e ASK-së, Bojan Hristovski

“Në Prokurorinë Themelore Publike Shkup është dorëzuar kallëzim penal anonim, i cili i është caktuar prokurorit publik dhe është duke u vepruar”, thonë nga Prokuroria.
Kallëzimi i referohet kreut të ASK-së, Bojan Hristovskit për certifikatën TOEFL nga shkolla bullgare Julia, certifikatat e së cilës janë deklaruar të falsifikuara.
“Skandali me emërimin e paligjshëm të drejtorit të ANB-së po zgjerohet. Nga dokumentet e dorëzuara tek ne nga sinjalizuesit rezulton se Bojan Hristovski nuk ka gjithsej 5 vite përvojë në pozitë udhëheqëse, që është kusht ligjor që ai të jetë drejtor i ASK-së”, reagon nga LSDM.
Hetimi paraprak i hapur nga Prokuroria është i pari për Hristovskin dhe emërimin e tij për shkak të dyshimeve se nuk i plotëson më shumë kushte për mbajtjen e pozitës më të lartë të sigurisë në vend.
Prokuroria para pak kohësh njoftoi se do të presë vendimin e Komisionit Kundër Korrupsionit.



