Çekia dhe Sllovenia dërgojnë helikopter dhe 50 zjarrëfikës për ballafaqim me zjarret

Republika e Çekisë dhe Republika e Sllovenisë dërgojnë ndihmë ndërkombëtare për ballafaqim me zjarret aktive në disa rajone në shtet. Ndihma përfshin helikopter për shuarjen e zjarreve nga Çekia dhe ekip prej 50 zjarrfikësve sllovenë me pajisje të specializuar, informoi drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Stojanço Angellov.

“Para pak kohe kemi marrë një ofertë për ndihmë me një helikopter të madh nga Republika Çeke, të cilën e pranuam menjëherë. Helikopteri do të fluturojë nesër në mëngjes dhe do të jetë në aeroportin e Shkupit gjatë ditës, e menjëherë pas kësaj do të dërgohet aty ku nevojitet më së shumti. Gjithashtu, sot morëm një ofertë për ndihmë nga Sllovenia, me 50 zjarrfikës me automjete speciale për shuarjen e zjarreve në pyje, e pranuam edhe këtë ndihmë. Sllovenët do të nisen nesër rreth mesditës, ndërsa nesër vonë në mbrëmje do të mbërrijnë në Berovë, ku do të akomodohen dhe do t’u japin mbështetje zjarrfikësve të Berovës dhe shërbimeve tjera, që po marrin pjesë në shuarjen e zjarrit të madh në malin Goten në anën e Berovës”, tha Angelov.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button