Caktohet data e rifillimit të Superligës turke!

Liga turke, e pezulluar pas sulmit të presidentit të Ankaragucu ndaj arbitrit ndërkombëtar Halil Meler, në ndeshjen kundër Rizesporit, do të rifillojë më 19 dhjetor, njoftoi këtë të mërkurë presidenti i federatës së vendit, Mehmet Buyukeksi.
“Të gjitha ligat do të rifillojnë të martën, më 19 dhjetor,” tha ai. Presidenti tregoi gjithashtu se xhiroja e 16-të, e cila ishte parashikuar të zhvillohej nga data 15 deri më 18 dhjetor, do të vazhdojë me ndeshjet e shtyra, ku liga do të rikthehet në xhiron e 17-të, e cila fillon më 19 dhjetor.



