Caktohen 30 ditë paraburgim për shoferin e Palevskit

Gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup e pranoi propozimin e Prokurorisë dhe i caktoi paraburgim prej 30 ditësh shoferit që e kishte dërguar nga Serbia në Turqi, Lupço Palevskin- Pallçon, i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 73-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi, konfirmuan nga Gjykata Penale.
I është caktuar masa e ndalimit për shkak të mundësisë së arratisjes.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, paraprakisht njoftoi është sjllë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore për shoferin e Pallços.
Siç informojnë nga PTHP Shkup, në periudhën prej 01.12.2023 deri më 03.12.2023 i dyshuari e ka ndihmuar Palevskin që të mos zbulohet për dy vepra penale – Grabitje nga neni 141 i Kodit Penal, si dhe dy vrasje në mënyrë mizore (një të një personi të mitur dhe një për përfitim) që dënohen bashkë sipas nenit 123 paragrafi 3 i Kodit Penal, duke i siguruar transport me automobil.
“Tani i dyshuari pas komunikimit dhe marrëveshjes paraprake me autorin i cili ndodhej në Republikën e Serbisë, me veturë Land Rover me targa të Strumicës, pronë e personit juridik, është nisur për në Beograd. Aty është takuar me autorin dhe së bashku me automjetin kanë shkuar në drejtim të kufirit të Serbisë me Bullgarinë – kalimin kufitar Kalotinë. Ata kanë kaluar kufirin më datë 02.12.2023, duke lëvizur nëpër territorin e Republikës së Bullgarisë, në të njëjtën ditë kanë mbërritur në kufirin me Turqinë, në pikën kufitare Kapitan Andreevo, dhe kanë hyrë në Turqi. Ata kanë qenë së bashku deri më 03.12.2023, pas çka autori i veprës ka qëndruar, ndërsa tani i dyshuari me veturën përmes Greqisë është nisur drejt këtij shteti, ku është kapur në vendkalimin kufitar Dojrani i Vjetër”, njoftojnë nga PTHP Shkup.



