CAIR: Shpallja e urisë në Gaza ‘duhet të shënojë fundin e bashkëpërgjegjësisë së SHBA-së’

Këshilli për Marrëdhënie Amerikano-Islamike (CAIR) thotë se zbulimet e sotme për urinë në veri të Gazës duhet ta nxisin Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe Kongresin amerikan që t’i japin fund mbështetjes së palëkundur të Uashingtonit për Izraelin.
“Kjo uri nuk është një fatkeqësi natyrore, është rezultati i qëllimshëm i bllokadës brutale të Izraelit, shkatërrimit të synuar të sistemeve ushqimore dhe pengesave sistematike ndaj ndihmës humanitare. Për muaj të tërë, organizatat ndërkombëtare të ndihmës kanë ngritur alarmin”, shkroi CAIR në X.
Grupi avokues e përshkroi urinë në Gaza si “të prodhuar nga Izraeli dhe të mbështetur nga SHBA-ja”.
SHBA-ja ka ofruar miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin që kur ai nisi luftën kundër Gazës në tetor 2023, ndërsa njëkohësisht e ka mbrojtur vendin nga llogaridhënia në OKB dhe në organet e tjera ndërkombëtare. /Al Jazeera/