CAIR i bën thirrje SHBA-së të vendosë ndalim udhëtimi për Netanyahun për shkak të urdhërarrestit të GJNP-së

Këshilli për Marrëdhënie Amerikano-Islame (CAIR), një organizatë avokuese me bazë në SHBA, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të ndjekin shembullin e Sllovenisë dhe të vendosin një ndalim udhëtimi për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili pritet të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Të enjten, Sllovenia u bë shteti i parë i BE-së që vendosi një ndalim udhëtimi për Netanyahun, duke iu referuar urdhërarrestit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe hetimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Ne e përgëzojmë Slloveninë për qëndrimin parimor në mbështetje të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut duke i ndaluar kryeministrit Netanyahu hyrjen në territorin e saj, ndërkohë që ai drejton gjenocidin në Gaza. Ky është një hap i domosdoshëm drejt llogaridhënies dhe drejtësisë,” tha organizata në një deklaratë të enjten.

“Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe qeverive të tjera në mbarë botën të ndjekin shembullin e Sllovenisë duke zbatuar masa të ngjashme derisa ata që janë përgjegjës për krime kundër njerëzimit të mbahen përgjegjës.”

Kryeministri izraelit u detyrua të ndjekë një rrugë jashtëzakonisht të gjatë ajrore për të mbërritur sot në Nju Jork, për të shmangur hapësirën ajrore të disa vendeve evropiane për shkak të urdhërarrestit të GJPN-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button