Bytyqi: Deri në vitin 2028 paga mesatare bëhet 1100 euro

Zëvendës kryeministri Fatmir Bytyqi thotë se deri në vitin 2028, paga mesatare do të bëhet 1100 euro. Sipas tij,  është premtuar pagë mesatare prej 34 mijë denarësh, ndërsa tani është 40 mijë prandaj edhe premtimi i fundit për 1100 euro pagë mesatare është real.

“Mendoj se nuk mund të ketë alibi që ne e premtojmë por nuk e përmbushim”. Jo, ne kemi premtuar, e kemi përmbushur. Kjo do të thotë se në vitin 2028 paga mesatare do të jetë 1100 euro dhe me vitin e parë të hyrjes në BE do të rritet në 1300 euro”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri shtoi se premtimi për pagën minimale ishte që deri në korrik të vitit 2024 të jetë 20 mijë denarë, ndërsa nga marsi është 22.500 denarë.

“Ajo që është premtuar është tejkaluar. Dhe ne themi që paga minimale do të jetë 600 euro deri në vitin 2028”, tha Bytyqi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button