Bullgaria kërcënon Serbinë me veto: “Thikë bullgare pas shpine”

Presidenti bullgar Rumen Radev ka njoftuar se Bullgaria mund të rishqyrtojë mbështetjen e saj për Serbinë lidhur me integrimin në Bashkimin Evropian për shkak të siç ka thënë ai, trajtimit të Serbisë ndaj pakicës bullgare.
Analistët janë të ndarë rreth asaj se si mund të duket ajo “thikë bullgare në kurrizin e Serbisë”. Disa besojnë se kërcënimi është retorik, të tjerë se një mundësi e tillë nuk përjashtohet një ditë.
Në shpjegimin e qëndrimit të tij, Radev jo vetëm se kërcënoi, por specifikoi se cilat kushte do të skanonte kur të merrte një vendim.
“Kriteri kryesor me të cilin do të gjykojmë dhe mbështesim progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor është pikërisht pozita e bashkatdhetarëve tanë në çdo vend – kushtet për zhvillimin ekonomik dhe social dhe mbi të gjitha aftësia e tyre për të mbrojtur identitetin e tyre kombëtar, gjuhën, kulturën dhe kujtesën historike”, sqaroi Radev.
Sipas regjistrimit të fundit, në Serbi jetojnë 12.918 qytetarë që deklarohen si bullgarë. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Bullgare në Serbi, Stefan Stojkov, një ditë pas deklaratës së Radevit, thotë se pakica kombëtare bullgare nuk diskriminohet në Serbi.
“Vërtet, nuk e di se në çfarë konteksti e tha këtë presidenti Radev. Si kryetar i Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Bullgare në Serbi, jam i kënaqur me qëndrimin e Republikës së Serbisë ndaj pakicës sonë”, tha Stojkov.



